Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e saj, në Rrugën “Shote galica” në Gjalovë, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një femër derisa ishte duke fjetur.
“viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke fjetur në shtëpimë e saj, rreth orës 05:00 të mëngjesit, është sulmuar nga një person i dyshuar, i cili i është hudhur me gjunjë në trup, derisa e ka shtrënguar në fytë ka kërkuar të holla nga ajo dhe ka arritur të marrë nga portofoli i saj një sasi prej 4 (katër) Euro, dhe një telefon “Samsung” në vlerë 50 euro, thuhet në njotimin e policisë për Gazetën Enigma.
“I dyshuari më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Ai ka pasur fytyrën të mbuluar me një kapelë në formë maske, për të mos iu vërejtur fytyra”, thuhet më tej.
Sic bëhet e ditur, pas një pune aperacionale-hetimore, i dyshuari Sh. Z. i lindur në vitin 2001, është arritur të arrestohet dhe të identifikohet. Ai i përket përkatësisë nacioanale ashkalinje, i cili në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën me të cilën akuzohet. Gjerat e grabitura si dhe kapela me te cilen dyshohet se eshte kryer vepra jane konfiskuar nga ana e policisë, ka mësuar Gazeta Enigma.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe me urdhër, i dyshuari është ndaluar në Qendrën e Ndalimit. Rasti nën hetime dhe si i tillë është cilësuar si grabitje.