Grabitje tronditëse në Prizren: Sulmohet një nënë me fëmijë, arrestohet një i dyshuar

Grabitje tronditëse në Prizren: Sulmohet një nënë me fëmijë, arrestohet një i dyshuar

Dy persona janë përfshirë në një grabitje në Prizren, ku një grua ka bërë të ditur se ata i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj dhe njëri prej tyre ia ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa dhe ka goditur fëmijën.

Policia ka bërë të ditur se falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka arritur policia dhe i njëjti është arrestuar.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim.

“Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7-vjeçar, në atë rast njëri prej tyre i ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa viktimës dhe ka goditur fëmijën e saj 7-vjeçar”.

“Viktimës i është ofruar ndihmë fillimisht nga qytetarët e me pas nga ekipi mjekësorë i urgjencës.  Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka mbërri policia. I dyshuari që është gjet në vendngjarje është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim. Policia është duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Related Articles