Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:15.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia në raportin 24 orësh.