Graçanicë, arrestohet një person pasi ngacmoi seksualisht një femër

Graçanicë, arrestohet një person pasi ngacmoi seksualisht një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:15.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ngacmuar  viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Related Articles