Graçanicë: Me mesazhe provokuese serbët nisin liturgjinë e Vidovdanit

Graçanicë: Me mesazhe provokuese serbët nisin liturgjinë e Vidovdanit

Disa qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet çdo 28 qershor.

Të pranishëm atje janë edhe pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Disa prej serbëve që janë duke e festuar Vidovdanin kanë veshur bluza me hartën e Kosovës në të cilën ndër të tjera shkruan “Nuk e jap”.

Dita e Vidovdanit shënohet nga serbët për çdo vit, për çdo 28 qershor.

Si gjithmonë, Vidovdani do të organizohet nga Kisha Ortodokse. Megjithatë, këtë vit në një tjetër lokacion, shkruan Sinjali.

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

Manifestimi ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit.

Related Articles