Llapi ka arritur fitore të vështirë ndaj Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapjanët triumfuan me rezultatin e ngushtë, 2-1, raporton Gazeta Enigma.
Ky ballafaqim i zjarrtë përfundoi me polemika të shumta pasi që gjyqtari kryesor Gramos Shala akordoi një penallti e cila sipas shumë personave ishte e ‘paqenë’.
Përpos kësaj, edhe pse gjyqtarët e VAR-it e thërriten për të shikuar mirë pamjet e kësaj penalltie, gjyqtari nuk ndryshoi vendimin.
Pas ndeshjes reagime të shumta ka pasur në rrjete sociale. Gjithashtu po qarkullon edhe një fotografi (montazh) ku është thumbuar gjqytari si “Ylli i Javës”.
Kujtojmë që pas ndeshjes, trajneri i SC Gjilanit, Gentian Mezani, ka shpërthyer me akuza për gjyqtarin Shala.
“Monstra të tillë si ky arbiter nuk duhen te ndajnë drejtësine kurrë. Nuk fitoi Llapi, fitoi arbitri. Këto lloj arbitrash e prishin futbollin e Kosovës. E ka parë gjithë Kosova”, tha Mezani.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet: /Gazeta Enigma/