Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin

Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin

Big Brother VIP Albania po shkon drejt fundit, ku edhe gara çdo ditë po bëhet më fortë, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas rreth 150 ditësh izolim, prej nga BBVK dhe BBVA Gjesti arriti 500 mijë ndjekës në Instagram.

Ai ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shikuesve dhe po shihet si një nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni.

Foto: Gjesti/Instagram

Përveç mbështetjes nga publiku, ai ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë edhe të figurave të njohura, përfshirë personalitete nga sporti dhe arti.

Një ndër ta është kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, i cili nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht përkrahjen e tij për Gjestin.

Foto: Granit Xhaka/Instagram

Në postimin e fundit të këngëtarit, Xhaka ka reaguar duke e quajtur atë “kampion” duke vendosur një emoji të medaljes me numrin një, si dhe një tjetër me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se është një mbështetës i madh i tij, ky reagim ka ngjallur menjëherë shumë reagime pozitive nga fansat e Gjestit.

Mbetet për t’u parë nëse mbështetja e madhe që ai po merr do të jetë e mjaftueshme për ta shpallur fitues të këtij edicioni. 

Related Articles