LDK lëshon sallën  pas insistimit të Haxhiut që të votohet nënkryetari i tyre, pa u kryer i PDK-së

LDK lëshon sallën  pas insistimit të Haxhiut që të votohet nënkryetari i tyre, pa u kryer i PDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit pas përpjekjeve të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për ta hedhur në votim propozimin e LDK’së për nënkryetar Kuvendi pa pajtimin e LDK’së.

LDK tha se duhet të votohet nënkryetari i dytë dhe të respektohet procedura pa kaluar te grupi i tyre parlamentar.

Lëvizja Vetëvendosje nuk mbështeti të propozuarën e PDK’së, Vlora Çitaku, për nënkryetare të Kuvendit pavarësisht se mori votat pro edhe të PDK’së edhe të LDK’së për Ardian Golën nënkryetar.

LDK tha se duhet të gjendet një zgjidhje që të votohet nënkryetari nga grupi i dytë më i madh parlamentar dhe më pas të hidhet në votim i propozuari i LDK’së.

Por, Haxhiu insistoi që të hidhet në votim përkundër këtij qëndrimi që shpalosi deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, duke bërë që LDK të lëshojë sallën.

Vetëvendosje është shprehur edhe kundër të propozuarit të LDK’së, Kujtim Shala.

Related Articles