Grenell: Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi

Grenell: Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi

I emëruari Special për Misione të Posaçme i Presidentit Amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, e ka quajtur Gjykatën Speciale në Hagë “tërësisht të korruptuar”,duke bërë thirrje që “t’i ndërpritet financimi”.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka rikujtuar se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në burg për më shumë se pesë vjet, ndërkohë që gjykimi ka filluar vetëm kohët e fundit.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi.

Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi Presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë.

Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi.” – shkroi Grenell.

Related Articles