Ish-dërguari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurri, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Sipas tij, Kurti po krijon kaos të njëanshëm në veri.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon kaos të njëanshëm në veri dhe po përpiqet qartë të shpërqendrojë popullin e Kosovës nga politikat e tij katastrofike ekonomike. Deklarata e ambasadorëve të Quintit për shtyrjen e zgjedhjeve është reaktive, e ngadaltë dhe e dobët”, shkroi Grenell.
“Kurti ka thyer në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit. Ai ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është paraqitur. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit DUHET të bëhet më i ashpër me të. Ai vazhdon të mbjellë kaos. Populli i Kosovës meriton më mire”, tha Grenell