Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve ë UÇK-së sot në Tiranë.
“Haga është Jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit Special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.
Jack Smith ka dhënë dorëheqjen nga Prokuroria Speciale në nëntor 2022.
Sot në Tiranë u mbajt protestë e madhe gjithëkombëtare kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Grenell sivjet bëri thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund.
Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte.