Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “fashist me përvojë”.
Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.
“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.
“Pse Sullivan dhe Blinken nuk po i thonë të ndalë metodat fashiste?”, thotë tutje Grenell në një nga dhjetëra postimet që i ka publikuar sonte, e që lidhën me Kosovën.