Një shqiptar në Greqi është dënuar nga gjykata e Volosit deri në 7.5 vite burg pasi kishte dhunuar ish- bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Bëhet fjalë për shqiptarin 46-vjeçar, biznesmen në Volos që i vuri thikën në qafë vjehrrit, i cili mori benzinë për të djegur gruan dhe babanë e saj dhe kërcënoi një prokuror.
Në “emër të dashurisë” për fëmijën e tij të mitur, ai tërhoqi zvarrë dhe rrahu gruan dhe vjehrrin, ndërsa u deklarua një rast psikiatrik dhe narkoman, duke kërkuar alibi për veprimet e tij.
Mbrëmë vonë ai ka telefonuar nga burgu në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe u ka thënë: “Sa të mbarojë gjykata do të dal dhe për pesë minuta kudo që fshiheni do t’ju gjej dhe do t’ju vras”.
Të premten ai u dënua me 40 muaj burg për dy incidente.
Në njërën, ai është ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së ish-vjehërrve, ku jetojnë edhe ish-bashkëshortja dhe fëmija i tij dhe ka nisur të bërtasë, duke i kërcënuar se do t’i djegë të gjallë dhe duke tentuar të futet në shtëpi.
Fatmirësisht ish-bashkëshortja dhe fëmija kishin ikur te një i afërm. Ai goditi vjehrrën në këmbë dhe vjehrrit i vuri thikën në qafë. Në makinën e tij u gjet një shishe plastike e mbushur me benzinë.
Kujtojmë se ai kishte kërcënuar edhe prokurorin që ka trajtuar vetë çështjet e tij.