Greqi: Shpërthim brenda fabrikës së peshkut, vdesin një shqiptar dhe një grek

Greqi: Shpërthim brenda fabrikës së peshkut, vdesin një shqiptar dhe një grek

Një shpërthim i gazit ka ndodhur këtë të diel brenda fabrikës së peshkut këtë diel në Prevezë të Greqisë.

Raportohet se si pasojë e këtij shpërthimi kanë vdekur një shqiptar dhe një grek.

Derisa raportohet edhe për një grek i cili ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spital, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.

Ndërkaq emigranti shqiptar mësohet se ka qenë 40 vjeç, shkruan Abcnews.al.

Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk mund t’i thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një shpërthim të gazit.

Sipas informacioneve paraprake trupi i 39-vjeçarit grek është gjetur i prerë në dysh.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës.

Related Articles