Greqia e përfshirë nga zjarret, një 55-vjeçar humb jetën, 120 zjarrfikës në luftë me flakët

Greqia e përfshirë nga zjarret, një 55-vjeçar humb jetën, 120 zjarrfikës në luftë me flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë.

Gjithashtu banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës.

Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave. Mediat greke bëjn të ditur se një person ka humbur jetën të premten pasi zjarre pyjore goditën Greqinë.

55-vjeçari mori plage të rënda në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit dhe vdiq në spital, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës.

Ndërkohë rreth 120 zjarrfikës, janë dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dale jashtë kontrollit.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit.

Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida. Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes.

Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa.

Related Articles