Është mbyllur pjesa e parë në takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.
Dy reprezentacionet kanë shkuar në pushim të pjesëve me rezultat të barabartë 0-0 në stadiumin “Panthessaliko” në qytetin e Volosit.
Kombëtarja greke kishte iniciativën totale në 45 minutat e para të takimit, me Kosovën që nuk rrezikoi asnjëherë portën e grekëve.
Në fraksionin e parë të lojës ajo që u vërejt është se tifozët grekë vazhdimisht po tentojnë të shpërqendrojnë futbollistët e Kosovës me laser.
Edhe thirrjet kundër shqiptarëve dhe flamujt serb janë shfaqur në disa pjesë të stadiumit.
Greqia dhe Kosova janë në grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve bashkë me Qipron dhe Irlandën e Veriut.