Grevat përplasin opozitën me pushtetin

Grevat përplasin opozitën me pushtetin

Sesioni i ri me grup e ulëse të re. Këso nafake e pati deputetja Doarsa Kica-Xhelili që tash është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e iu bë vend krah kryetarit Lumir Abdixhiku.

Megjithatë, opozitarja e re nuk e mori fjalën të enjten, kur fokusi i debatit në Kuvend u vu te greva e mësimdhënësve. Për këtë foli vetë Abdixhiku që po e bën përgjegjëse qeverinë për situatën.

Llogari e veprime për grevën, kryeministrit Albin Kurti i kërkuan edhe opozitarët tjerë.

Por shefi i ekzekutivit u arsyetua duke thënë se qeveria e tij ka bërë mjaft për arsimin. Sipas tij, është opozita ajo që po i jep zemër SBASHK-ut që të mos i kthehet klasëve.

Në diskutime u përfshinë edhe deputetët që janë edhe vetë mësimdhënës. Ata të pushtetit i arsyetonin 50 eurot e qeverisë nga pakoja për përballje me inflacionin, teksa opozitarët duan më shumë nga qeveria.

Related Articles