Grida Duma dorëhiqet nga posti i nënkryetares së PD-së

Grida Duma dorëhiqet nga posti i nënkryetares së PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD-së.

Duma përmes një njoftimi në Facebook, shkruan se nuk ka asnjë reflektim nga kreu i PD-së, Lulzim Basha për humbjen në zgjedhjet e fundit lokale dhe për këtë arsye kërkon vendimmarrje nga ana e strukturave më të larta të partisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij”, ka thënë Duma.

“Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyesish për të goditur deputetë, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e PD-së”, ka shtuar Duma./Gazeta Enigma/

Related Articles