Antoine Griezmann ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Atletico Madridin dhe kanë mbetur të sqarohen disa detaje ndërmjet Los Rojiblancos dhe Barcelonës për kompletimin e marrëveshjes.
Gjithçka është në fazat finale. Lajmin e konfirmon edhe L’Equipe, që pret kalimin e Griezmann te Atletico. Barcelona po punon me shpejtësi të plotë për të nënshkruar me një qendërsulmues.
Barca po negocion me Sevillan, ku bisedimet filluan sot pasdite, pas kërkesës së Ronald Koeman.
Kushti kryesor për ardhjen e holandezit është largimi i Griezman.