Gruaja deshi divorcin për pasuri, del se Hakimi s’ka asgjë në emër të tij

Gruaja deshi divorcin për pasuri, del se Hakimi s’ka asgjë në emër të tij

Gruaja e mbrojtësit të Paris Saint-German, Achraf Hakimi, Hiba Abouk ka paraqitur kërkesë për divorc nga ylli i futbollit pas lajmeve se ai ka përdhunuar një 24-vjeçare.

Ajo iu drejtua gjykatës për të kërkuar zgjidhjen e martesës së tyre dhe kërkoi një pjesë të barabartë të 70 milionë eurove të tij pas ndarjes. Kur vendosën për divorcin dhe ranë dakord të ndajnë pasurinë, Hib kuptoi se Ashraf Hakimi nuk kishte asnjë aset dhe asnjë llogari bankare.

Kjo pasi futbollisti maroken i kishte regjistruar shumë kohë më parë të gjitha pronat dhe pasuritë në emrin e nënës së tij, Sadia Mouth. Ligjërisht ylli i PSG nuk vlen asnjë monedhë.

Hakimi i cili merr 1 milion euro në muaj, filloi të takohej me gruan e tij në vitin 2018 kur ai ishte 19 vjeç dhe ajo 31, shkruan Gazeta Enigma.

Mbrojtësi maroken është akuzuar për përdhunimin e një gruaje që ai e ftoi në shtëpinë e tij martesore kur gruaja dhe familja e tij ishin në Dubai.

Një hetim u nis muajin e kaluar mbi akuzat e ngritura kundër marokenit.

Tani njoftimet më të fundit thonë se gruaja e tij, pas divorcit, duhet t’ia ndaj atij gjysmën e pasurisë, pasi legalisht është më e pasur se ai.

Tani nuk është e sigurt se a do ta vazhdojë procesin e divorcit, sepse gjithçka nga plani i doli huç. /Gazeta Enigma/

Related Articles