Rina Maloku të martën ka publikuar një video në rrjetet sociale, dedikuar partnerit të saj të ndjerë, dizajnerit të njohur Festim Isufi, raporton Gaeta Enigma.
Në ditëlindjen e tij, ajo ka zgjedhur ta kujtojë me fjalë prekëse dhe imazhe të përzgjedhura nga kujtimet e tyre të përbashkëta.
Isufi ishte një nga emrat më të njohur të modës në Kosovë, i cili ka lënë një gjurmë të rëndësishme në fushën e dizajnit.