Gruaja e drejtorit sportive të Bayernit kërcënohet me thikë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Gruaja e drejtorit sportive të Bayernit kërcënohet me thikë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Esther Copado, gruaja e drejtorit sportiv të Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka publikuar mesazhet kërcënuese që ka marrë pas eliminimit të Bayernit në çerekfinale të Champions League nga Villarreali.

Spanjollët barazuan 1:1 në Mynih dhe kështu mbrojtën fitoren 1:0 nga ndeshja e parë. Villarreal në gjysmëfinale do të luajë kundër Liverpoolit.

Ky eliminim i tërboi tifozët e Bayernit. Dje ka pësuar kërcënime djali i Salihamidzic, Nick, ndërsa sot është lajmëruar edhe gruaja e tij Estera.

“Nëse ai nuk largohet nga Bayerni, do të përdorim thikë mbi ty dhe djalin tënd. Shihemi së shpejti”, është një nga mesazhet.

Related Articles