Ka mbërritur rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit Ajola Xoxa aty ku është pritur nga oficerët e BKH të cilët e kanë marrë për ta shoqëruar në banesën ku do të zbatojë masën e arrestit në shtëpi të dhënë nga GJKKO.
Pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykatën e Posaçme, Ajola Xoxa vendosi të kthehet në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një fluturimi nga Roma njofton Euronews.al.
Kujtojmë se këtë të hënë (10 shkurt 2025),me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar është arrestuar sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me akuzat për dy vepra penale: “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave” ndërsa nën masën “Arrest në shtëpi” është vendosur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxën. Sipas SPAK, ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.