Gruaja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Emira Bajçinca Konjufca ka doktoruar sot në fushën e komunikimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ku ka shpërndarë momentin nga ceremonia e diplomimit.
“Ceremonia e promovimit të doktorëve të shkencës të Universitetit të Prishtinës. Done!”, ka shkruar ajo.
