Suzana Pantiq, bashkëshortja e Dejan Pantiqit, ish-policit të Kosovës, i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për sulmin terrorist në KKZ e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ajo ka thënë se kjo është dita më e lumtur e jetës së saj.
“Është dita më e lumtur e jetës sime.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.
Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë.