Gruaja e sulmon burrin e saj në gjendje të dehur, arrestohet nga Policia

Gruaja e sulmon burrin e saj në gjendje të dehur, arrestohet nga Policia

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles