Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Në Polici kanë përfunduar mbrëmë së fundi një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 37-vjeçares, e cila ka pohuar se bashkëshorti i saj ka shkuar te banesa e saj dhe i ka kërkuar që ta lejojë të futet brenda, si dhe i ka kërkuar para.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 41-vjeçari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.