Zahe Bajrami qe 23 vjet përveç që jeton vetëm me kujtimet për bashkëshortin e saj, ajo kujton edhe momentin kur ai është vrarë.
Me 28 shkurt të vitit 1999 forcat serbe hynë në shtëpinë e tyre në Osek Hilë të Gjakovës, por vrasjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe.
Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia vrarë bashkëshortin.
“Unë them: “S’di qysh s’jemi tranu”, shprehet Zahe Bajrami.
Pothuajse i gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe.
Njëri nga ta që ishte nxënës në atë kohë, rrëfen për T7 momentin kur ishte rrahur nga dy prej 200 policëve që kishte në dispozicion Mushkë Jakupi.
Kalimi në njërën nga rrugët ishte i pamundur pa u torturuar nga policët që i komandonte shqiptari me origjinë nga Gjakova që sot jeton në Serbi.
Rrahje e maltretime përjetuan të gjithë banorët, përfshirë këtu edhe nxënës.
Mushk Jakupi e Muharrem Ibraj kishin edhe bashkëpuntor tjerë, të cilët për çdo mbrëmje i raportonin në detaje për ato që ndodhte në këtë fshat të Gjakovës.
E përveç torturave këta kishin kryer edhe shumë vrasje të civilëve shqiptarë në atë kohë.
Ndryshe, hyrja e trupave ta NATO-s në Kosovë, detyruan këtë shqiptarë të largohen nga Gjakova për t’u shpërngulur në Serbi ku jetojnë edhe sot.