Një grua në Malishevë është ankuar në polici se bashkëshorti i saj dhe djali i tij e kanë sulmuar fizikisht.
Kjo pasi ata patën një mosmarrëveshje mes vete, njofton PK.
Me të pranuar informatën policia i ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Gruaja është kthyer sërish në familjen e saj.
“Malishevë 22.07.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i bashkëshortit, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka shkuar te familja e saj”. /Gazeta Enigma