Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është duke u trajtuar në QKUK

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është duke u trajtuar në QKUK

Një grua është goditur sot nga një veturë rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për gjendjes së saj shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla, cili ka njoftuar se gjendja e gruas së aksidentuar është stabile.

“Është duke u trajtuar këtu në Emergjencë, aktualisht po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e saj është stabile”, tha Syla.

Related Articles