Gruaja që vdiq pas të shtënave në Prishtinë ishte në automjet pranë shtëpisë së saj

Gruaja që vdiq pas të shtënave në Prishtinë ishte në automjet pranë shtëpisë së saj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ku nga të shtënat me armë zjarri dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Siç njofton policia, njëri nga viktimat ka vdekur mbrëmë, teksa viktima e dytë grua e moshës 48-vjeçare ka vdekur sot në QKUK.

Policia thekson se ajo nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast.

“E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”.

“Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast”.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur : E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur”.

Policia bën me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Related Articles