Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.
Një grua ka raportuar se nuk ka mundur ta kontaktojë për dy ditë dajën e saj i cili jeton i vetëm në banesë.
Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.