Një burrë në Lipjan është ankuar në Policinë e Kosovës, se është ushtruar dhunë ndaj tij nga një grua.
Sipas raportit 24- orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
PK bënë të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.