Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në një deklaratë për media ka thënë se ata nuk janë të detyruar të votojnë pro Haxhiut, e në këtë mënyrë të kalojë ngërçi politik që ka kapluar Parlamentin, raporton Gazweta “Enigma”.
Madje Gruda ka renditur pesë arsyet pse nuk duhet votuar Albulena Haxhiu si kryetare e Kuvendit.
“E para, sepse siç e dini ne e kemi gjetur këtë ministre në shkelje kushtetuese disa herë. Kjo ministre ka iniciuar ligje jokushtetuese të cilat ne i kemi rrëzuar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo ministre ka premtuar reforma në drejtësi, s’e ka bë”, ta ai në “Rubikon”.
“Kjo ministre e ka premtuar vetingun, s’e ka bë, e ka bërë një dokument skandaloz. Kjo ministre i ka zhdukur provat për rastin Dehari. Kjo ministre i ka ulur fondet e mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë. Për ne, këto janë arsye të mjaftueshme për mos me e votu”, u shpreh Gruda. /Gazeta Enigma/