Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë në asnjë skenar nën “diktatin” e Albulena Haxhiut, teksa ka shtuar se pa u ndërruar kandidati nuk ka votë nga PDK-ja, raporton Gazeta Enigma.
“Ju mund të thoni se përgjegjësia është e përbashkët, por ky argument nuk qëndron, sepse ne do të kishim të drejtë të themi se nuk e votojmë askënd nga VV-ja, edhe pse ky qëndrim do të ishte i drejtë nga pikëpamja kushtetuese. Megjithatë, do të ishte i gabuar politikisht, sepse e drejta për të propozuar i takon partisë fituese. Meqë u duhen votat tona, ne kemi thënë të ndërrohet kandidati. Në asnjë skenar, ne nuk do të votojmë nën diktatin e Albulena Haxhiut. Nëse kërkohet vota jonë, atëherë duhet të ndryshohet kandidati, sepse nuk është përgjegjësi e jona”, theksoi ai.
“Nëse ne, si parti që kemi qenë në opozitë, i nënshtrohemi dhe votojmë nën diktat, unë mendoj se kjo do të ishte fundi i demokracisë në Kosovë dhe fundi i respektimit të Kushtetutës”.