Gruda pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom

Gruda pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom

Deputeti i PDK’së, Pëparim Gruda, tha se ka shkuar në seancën e sotme për të treguar se pse kjo parti nuk po merr pjesë.

“Sot kam ardhur këtu për të shpjeguar qëndirmin pse nuk marrin pjesë në këtë seanvë. Së pari nuk e di nëse ka kuorum, ajo ju mbetet me verifiku ju kryetar”, tha ai.

Gruda shtoi se “asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë”.

Më pas atij i ndërhyri deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, i cili nuk dëgjohej se çka fliste.

“Mos u ngut se njo jom, kështu që duroni sot pak të foli edhe unë… Ju nuk ma diktoni qysh e mbaj fjalimin unë”, tha ai.

Më pas ndërhyri kryetari i kuvendit, Dimal Basha, që i kërkoi Grudës ta vazhdojë fjalimin.

“Z. Gruda vazhdonë fjalimin, se s’dëgjohen”, tha  Basha.

“Midis konstitutimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet me u mbajt seancë për asnjë cështje. Ky është standard i njohur në mbarë botën”, vazhdoi Gruda.

“Si mund të formohen komisionet parlamentare kur nuk definohen kush është opozita dhe kush është pozita.  Kosova s’ka opozitë dhe pozitë sot… I vetmi përjashtim bëhet kur qeveria në dorëheqje ka të drejtë me propozu buxhetin në kuvend, kjo nuk është qeveri në dorëheqje”, tha ai. 

Related Articles