Gruda për Specialen: Kur e mbanë njeriun mbi katër vjet, ky është BURG – Pse tash s’po i lirojnë?

Gruda për Specialen: Kur e mbanë njeriun mbi katër vjet, ky është BURG – Pse tash s’po i lirojnë?

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se nuk ka arsye që të mbahen kaq gjatë në paraburgim ish-krerët e UÇK-së.

Ai në Pressing në T7 tha se mbajtja e Thaçit dhe të tjerëve në paraburgim që katër vjet është shkelje e Kushtetutës.

“Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është e zbatueshme në Kosovë, nuk lejojnë të ketë paraburgim kaq të gjatë. Ky është burg. Kur e mbajnë njeriun mbi katër vjet është burg. Ata janë në paraburgim, prezumohen të pafajshëm. Për me tepër nuk lejojnë me u liru as pasi e ka paraqitë prokuroria pjesën e vetë”, tha Gruda në Pressing

“Ska asnjë arsye me i mbajtë ata, hajde i kanë mbajtë deri tash, pse tash nuk i liron?”, pyeti Gruda.

“Ma gjeni një rast, kur mundet me ndodhë që katër vjet mbahen në paraburgim, kjo është shkelje e Kushtetutës e Konventës e Jurisprudencës së Strasburgut”, tha ai.

Related Articles