Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur mundësi të bëjë Qeverinë e re, por me marrëveshje.
Sipas saj, këtë nuk ka zgjedhur ta bëjë partia ku ajo bën pjesë,
Duke i replikuar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, ajo tha se VV nuk bën pazare, që sipas saj, siç ka bërë Partia Demokratike e Kosovës dhe parti të tjera.
Madje, ajo i replikoi Grudës rreth seancës së jashtëzakonshme për buxhetin e Kosovës, ku sipas saj, ligji e lejon të thirret një e tillë, por deputeti i PDK-së kundërshton këtë.
Në fjalën e tij, Gruda tha se është e tmerrshme kur një ish-ministre e Drejtësisë nuk mund të dallojë kufizimet dhe përjashtimet në ligj.
“Me pasë një vend si ministre e Drejtësisë, pesë vjet, një person që nuk dallon kufizimet prej përjashtimeve në ligj, është e tmerrshme”, tha ai.
“Në qoftë se gjeni një juristë të pavarur në këtë vend, që e thotë këtë që po e thotë ish-ministrja e Drejtësisë, unë e dorëzoj mandatin e deputetit. Nëse ju e çoni në një Gjykatë, dhe del qysh po thoni ju, unë e dorëzoj mandatin”, u shpreh Gruda.
