Kundrejt deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se Gjykata Kushtetuese është në shpëtim të opozitës, kanë reaguar këta të fundit.
Nga PDK-ja qëndrimet e Haxhiut i kanë cilësuar si mbulushmëri e paaftësisë së Qeverisë ‘Kurti’.
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda ka folur për Front Online.
Gruda tha se ministrja duhet ta mbrojt sistemin e drejtësisë e jo ta sulmoj.
“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë nga Haxhiu janë mekanizëm për të mbuluar paaftësinë për të çuar përpara reformat para votuesve të tyre, sulmet janë justifikime. Situatë absurde e krijuar nga deklarimet e ministres e cila është dashur ta mbrojë sistemin e drejtësisë”, tha Gruda.
Ai thotë se sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve aq më shumë do rritën kritikat e pushtetit.
Mashtrimet e fajësimet e qeverisë që është në fund të mandatit nuk kalojnë, thotë Gruda.
“Sa më shumë të ofrohet data e zgjedhjeve aq më shumë do të ashpërsohen kritikat qeveritare ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura dhe opozitës që ju duhet për të kërkuar votën në zgjedhjet e reja. Mashtrimi, fajësimi ndaj opozitës nuk mund të kaloj ndaj kësaj qeverie që është në fundin e mandatit të saj”, thotë Gruda