Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të duhej të kishte më shumë ndjeshmëri për vdekjen e Agon Zejnullahut.
Gruda tha se dorëheqja nga Sveçla duhet të jepet si akt moral.
“Sot kam shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që ministri i Punëve të Brendshme duhet të jap dorëheqje si akt moral, sepse pamjet janë të qarta dhe veprimet joprofesionale të policisë janë të qarta. Për sa i takon mënyrë se si e sheh ministri, unë isha rezervu me i dhënë konotacion politik këtij diskutimi, por është për keqardhje mungesa e ndjeshmërisë”, tha Gruda.
Gruda shtoi se në formimin politik të VV-së ka qenë përdorimi i tragjedive për të bërë politikë.