Mbi 150 persona janë zënë peng nga grupet terroriste të Hamasit, ka raportuar NyTimes të martën, duke bërë të ditur se shifrat nuk janë zyrtare dhe mund të ndryshojnë.
Në rrjetin social X ka filluar një fushatë nga izraelitët për kthimin e pengjeve, kryesisht të rinj, që u kapën gjatë një festivali të shtunën.
Ndër pamjet që më së shumti janë shpërndarë janë ato të Noa Argamanit, adoleshentja që u pa kur po tërhiqej nga grupet e Hamasit si peng.
“Noa po festonte në jug të Izraelit në një festival muzikor paqeje kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen dhe e tërhoqën zvarrë nga Izraeli në Gaza. Noa mbahet peng nga Hamasi”, thuhet në shkrimin e Hen Mazzing, iniciues i fushatës.
Thirrje për lirimin e pengjeve janë bërë edhe nga autoritetet izraelite.
Përveç këtyre edhe shume fëmijë janë marrur peng nga grupet terroriste të Hamasit, ku në disa pamje të siguruara në rrjetin social “X” janë shfaqur ku shihen shumë fmijë të tmerruar gjatë marrjes peng.