Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se një grup prej 473 haxhilerëve janë nisur nga Aeroporti i Medinës drejt Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas BIK-ut, ata pritet që të arrijnë në Prishtinë rreth orës 11:00.
“Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova është nisur nga Aeroporti i Medinës. 473 haxhilerë nga komuna e Prizrenit, Malishevës, Skenderajt, Drenasit, Kamenicës, Suharekës, Podujevës, Lipjanit dhe Rahovecit, tashmë janë nisur dhe pritet që rreth orës 11:00 të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/