Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh e mirë në Xhide.
Njofitmi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës
Në njoftimin e BIK-ut thuhet se ata janë pritur nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe menjëherë janë nisur drejt Mekës, ku më pas edhe do ta kryejnë Umren.
Nga Kosova drejt vendeve të shenjta, në grupe të ndara kanë udhëtuar 1 mijë e 576 haxhilerë./