Hamasi dëshiron t’i “çlirojë të gjithë të burgosurit palestinezë” nga Izraeli dhe t’i japë fund provokimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin, veçanërisht në xhaminë Al-Aksa, ka thwnw të hënën një zëdhënës i grupit militant.
Abdel-Latif al-Qanoua i tha Associated Press përmes telefonit se militantët e Hamasit po i luftojnë ende forcat izraelite dhe kanw kapur më shumë izraelitë të hënën në mëngjes.
“Ne jemi në një betejë të hapur për ta mbrojtur popullin tonë dhe xhaminë Al-Aksa,” tha ai. “Kjo betejë është e lidhur me çlirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë dhe ndërprerjen e aktiviteteve të kësaj qeverie fashiste në Jerusalem”.
Abdel-Latif al-Qanoua ka thwnw tutje se grupi ka kapur “një numër të madh izraelitësh” në Gaza, pa dhënë një shifër specifike duke shtuar se krahu ushtarak i Hamasit, al-Qassam, do t’i shpallw shifrat më vonë./Associated Press