Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se grupi multi-etnik mbështet Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për Kryeministër.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë.
“Në emër të grupit multi-etnik dua të përshëndes dhe njëherit shpreh mbështetjen për vendimin dhe lëvizjen e Kryeministrit Kurti, Kryetarti të LVV, Albin Kurti në drejtim të zhbllokimit dhe krijimit të instituciove, përkatësisht Qeverisë së Kosovës. Si grup multi-etnik kemi mbështetur edhe Kryeministrin Albin Kurti si mandatar, duke e pasur parasysh jo vetëm bashkëpunimin e kaluar por edhe rezultatin zgjedhor, sikurse kemi po aq përvojë të mirë me ish-Kryeparlamentarin Konjufca, të cilit i urojmë sukses”.
“Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë dhe kësisoj marrja e shumë vendimeve të rëndësishme siç është Buxheti i vendit, i RTK-së dhe komunave përkatëse”, ka shkruar Krasniqi.
