Pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën gjatë një sulmi ndaj ndërtesës shtetërore të Industrisë Ajrore Turke në Ankara, të cilin qeveria turke e quajti akt terrorist.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) deklaroi të premten në Telegram se sulmi ishte kryer nga “batalioni i pavdekshëm” i grupit, shkruan Enigma.
Qeveria turke theksoi se ka prova që PKK – e konsideruar organizatë terroriste nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë – ishte përgjegjëse për sulmin. Në përgjigje, Turqia realizoi sulme ajrore mbi objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri disa orë më vonë.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan kryesoi një takim sigurie në Stamboll të enjten, menjëherë pas kthimit nga samiti i BRICS në Rusi.