Kombëtarja shqiptare e futbollit shënoi të dielën mbrëma fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.
Kjo ndeshja u përcoll me tensione para, gjatë dhe pas ndeshjes nga ana e dy tifozerive.
Përveç përplasjes në stadium para ndeshjes, tifozët shqiptarë dhe ata polakë u përleshën edhe pas ndeshjes në rrugët e Tiranës.
Në rrjetet sociale qarkullojnë pamjet e përleshjes mes tifozëve pas ndeshjes e ku shihen teksa hedhen edhe gjësende në drejtim të njëra-tjetrës.
KËTU mund të shikoni pamjet.