Guardiola ‘nuk i frikësohet’ Messit: Shpresoj që ai të luajë nesër

Guardiola ‘nuk i frikësohet’ Messit: Shpresoj që ai të luajë nesër

Emocionet e garës më të madhe evropiane për klube, Champions League, do të rikthehen nesër.

Manchester City do të përballet nesër me skuadrën e Paris Saint Germain në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes derbi me PSG, Guardiola është prononcuar për media dhe tha se shpreson se ish lojtari i tij te Barcelona, Lionel Messi, të jetë i gatshëm për lojë.

“Sezonin e kaluar ata ishin një ekip fantastik dhe ishte një ndeshje shumë e ngushtë dhe tani ata kanë Messin. Ata janë konkurrentë të mëdhenj, por është një lojë e re, është faza e grupeve, është ndryshe.Shpresoj se ai mund të luajë nesër”, tha Guardiola.

Related Articles