Gucati arrin në Kosovë, dalin pamjet nga shtëpia e tij

Gucati arrin në Kosovë, dalin pamjet nga shtëpia e tij

Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është lirguar me kusht nga Gjykata Speciale. Ai tanimë ka arritur në Kosovë, ku për disa orë ka qëndruar në selinë e EULEX-it.

Gucati ishte dënuar më 4 vjet burg e tre muaj.

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar për lirimin e Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.  

Në njoftim thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

“Më 12 tetor 2023, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Gucati”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Related Articles