Gucati i drejtohet Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri

Gucati i drejtohet Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka reaguar ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiut, për deklaratën e djeshme pas dështimit të votimit të qeverisë.

Duke u shprehur se është trup për gjuhën e përdorur, ai tha se në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi.

“Albulena, a nuk të vjen turp ta përdorësh këtë gjuhë? Në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi. Ka komandantë të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Gucati, duke iu drejtuar Haxhiut tha gjithashtu se debati politik është i lejuar, por sipas tij, tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri, nuk është politikë.

“Ka bij e bija familjesh të dëshmorëve. Të gjithë këta njerëz meritojnë respekt, jo fyerje të tilla të ulëta politike”, ka  shkruar Gucati.

Related Articles